Flash News

E-TJERA

Në Bulqizë 'rrugën' e ndërtojnë qytetarët, bashkia siguron bazë materiale, kryebashkiaku krenohet me ‘partneritet’

Në Bulqizë 'rrugën' e ndërtojnë

Një rrugë e re e ndërtuar në fshatin Dragu të Bulqizës, është bërë virale në rrjet. Shkak ka qenë forma e çuditshme dhe mënyra se si Bashkia e Bulqizës, ka investuar për ta ndërtuar.

Ka qenë kryebashkiaku Lefter Alla që ka publikuar pamjet në Facebook, teksa shkruan se “falë dëshirës dhe vullnetit për të bashkëpunuar, Bashkia Bulqizë mundësoi bazën materiale të nevojshme, ndërsa vetë banorët kryen pjesën tjetër të punës. “

Pra, bashkia ka siguruar vetëm materialet, kurse banorët i kanë shërbyer vetë qëllimit dhe nevojës vetjake. E megjithatë, kryebashkiaku shprehet optimist ‘për çdo partneritet’ të mundshëm me qytetarët.

Postimi i plotë i kryebashkiakut:

Në lagjen Zoge në Dragu

Bashkëpunuam me banorët për rrugën malore, e cila prej kohësh përbënte një problem të madh për lëvizjen e kalimtarëve.

Falë dëshirës dhe vullnetit për të bashkëpunuar, Bashkia Bulqizë mundësoi bazën materiale të nevojshme, ndërsa vetë banorët kryen pjesën tjetër të punës.

Bashkia Bulqizë do të jetë e gatshme për çdo partneritet me banorët, pavarësisht natyrës së iniciativave të prezantuara.

Bashkë për Bulqizën tonë!

 

Të fundit