Flash News

E-TJERA

Në burg për inceneratorët, Lefter Koka kërkon sërish heqjen e sekuestros të pasurisë së bllokuar nga SPAK

Në burg për inceneratorët, Lefter Koka kërkon sërish

Ish-ministri i mjedisit Lefter Koka i ka kërkuar Gjykatës së Lartë zhbllokimin nga sekuestro të pasurisë së tij. Ndërsa ndodhet në burg për aferën e inceneratorëve, sipas ABC Koka i kërkon gjykatës së Lartë heqjen nga sekuestro të 4 pronave të bllokuara me urdhër të SPAK si pjesë e hetimit pasuror që po kryhet ndaj tij, për rastin e inceneratorit te Fierit.

Ish ministrit Koka, SPAK i sekuestroi katër pasuri të paluajtshme, me sipërfaqe totale prej 3 344.8 m2. Pasuritë e sekuestruara kapin vlerën e rreth 1.2 milion eurove, shumë e cila përkon me abuzimet që Koka dyshohet se ka përfituar në mënyrë abuzive për koncesioni  e inceneratorit të Fierit.

Ky është rasti i dytë që Koka i drejtohet me rekurs gjykatës së Lartë për zhbllokimin e pasurisë. 

Ish ministri i Mjedisit u vu në pranga në dhjetor të 2021. Por teksa SPAK thotë se ai ka përfituar mbi 3.6 milionë euro në formë ryshfeti, vetë Koka ka mohuar akuzat dhe pretenduar se ka vepruar konform ligjit.

 

Të fundit