Flash News

E-TJERA

Në burg për korrupsion, Lefter Alla kërkon rivlerësim të masës së sigurisë

Në burg për korrupsion, Lefter Alla kërkon rivlerësim

Ish-kyebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla këtë të hënë do të dalë para gjykatës ku pritet që të njihet me masën e tij të sigurisë në lidhje me kërkesën që ka bërë për zëvendësimin e masës arrest me burg.

Alla ka shfaqur edhe probleme shëndetësore, duke vlerësuar si një nga arsyet se pse kërkon masë më të butë sigurie nga gjykata, “detyrim paraqitje” ose “arrest shtëpie”.

Alla përfundoi nën akuzat e ngritura nga SPAK për tenderin e kanalizimeve dhe ujësjellësit në lagjen e vjetër të Bulqizës, me dyshimet për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera, ku bashkë me zyrtarë të tjerë të Bashkisë dhe anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, thotë Prokuroria e Posaçme, favorizuan në garë mikun e kryebashkiakut, Aqif Koneshën.

Të fundit