Flash News

E-TJERA

Në burg për vrasjen e komisarit Lamaj, Arben Frroku kërkon t’i llogaritet edhe paraburgimi

Në burg për vrasjen e komisarit Lamaj, Arben Frroku kërkon
Arben Frroku

I akuzuari për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj, Arben Frroku, i është drejtuar sot me një kërkesë Gjykatës së Posaçme.

Ai ka kërkuar t’i llogariten në dënim edhe vitet e paraburgimit në Greqi në 2013. Kjo kërkesë po shqyrtohet nga gjyqtari Klodian Kurushi.

Në janar gjykata holandeze dënoi Frrokun me 18 vite burg për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj në vitin 2013.

Në prill 2015, Gjykata e Krimeve të Rënda e shpalli Frrokun të pafajshëm, por më pas Apeli i Krimeve të Rënda e dënoi atë me burgim të përjetshëm, në mungesë, pasi Frroku ishte arratisur nga Shqipëria. Ai u kap në Holandë në 2016-ën.

Të fundit