Flash News

E-TJERA

Në burgun ku vuan dënimin Klodian Lekocaj gjenden armë zjarri dhe plumba

Në burgun ku vuan dënimin Klodian Lekocaj gjenden armë zjarri dhe

Një alarm është dhënë në burgun e Korydallos në Greqi, pasi një pistoletë dhe tetë plumba u gjetën të groposur në oborrin e pavijonit të 5-të.

Zbulimi i armës ka shkaktuar mobilizim të menjëhershëm të autoriteteve, pasi në këtë pavijon mbahen disa nga të dënuarit më të njohur të botës së krimit, mes tyre edhe shqiptari Klodian Lekocaj, i njohur si udhëheqës i ashtuquajturës “mafia e burgjeve”, i cili gjithashtu frekuenton të njëjtin oborr gjatë orarit të ajrimit.

Në të njëjtin pavijon ndodhen gjithashtu të burgosur turq, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në vrasje, çka ka shtuar shqetësimet e autoriteteve lidhur me origjinën e armës dhe qëllimin e mundshëm të përdorimit të saj.

Hetuesit dyshojnë se arma mund të ishte përgatitur për tentativë arratisjeje, për sulm të mundshëm ndaj të burgosurve të tjerë, ose për marrje peng të punonjësve të burgut.

Aktualisht, hetimet janë zgjeruar në të gjitha qelitë e pavijonit, ndërsa po analizohen pamjet e kamerave të sigurisë dhe regjistrat e vizitave të fundit.

Klodian Lekocaj pak kohë më parë është vënë sërish në epiqendër të autoriteteve greke pasi arriti të marrë peng përmes një thike dy gardianë të burgut, duke u marrë çelësat, radiot dhe telefonat celularë.

Në të njëjtën kohë, ai filloi të lëvizte nga një krah në tjetrin i burgut me një grup prej shtatë egjiptianësh, për të arritur në Repartin 3, ndërsa kërkonte një bashkatdhetar për ta vrarë.

Të fundit