Flash News

E-TJERA

Në cilin qytet u regjistrua dje temperatura më e lartë, në fundjavë pritet rënie me 3-4 °C 

Në cilin qytet u regjistrua dje temperatura më e lartë, në
Foto ilustruese

Vala e nxehtë  e motit ka përfshirë Shqipërinë prej disa ditësh. Dita e djeshme u cilësua si më e nxehta. Meterologia Adiola Bani tregoi se në cilin qytet të Shqipërisë ishte shënuar temperatura më e lartë.

Ajo tha për "abcnews" se kulmi u arrit në Kuçovë, ku termometri shënoi 41.6 gradë celsius, ndërsa situata ishte e ngjashme edhe në qytete të tjera të Shqipërisë së mesme dhe të jugut.

Duke nisur nga nesër pritet të ketë një ulje të teperaturave. Sidomos të dielën pritet një rënie me të paktën 3-4 gradë celsius.

Të fundit