Flash News

E-TJERA

“Në Davos po promovohet ‘Shqipëria e Madhe’”, çfarë i shqetësoi mediat serbe

“Në Davos po promovohet ‘Shqipëria e Madhe’”,

Në Davos të Zvicrës do të mbahet sot Forumi Ekonomik Botëror ku marrin pjesë liderët botërorë, përfshirë edhe liderët e Ballkanit Perëndimor.

Mediat serbe kanë shkruar rreth forumit duke pretenduar se në Davos po ndodh një skandal.

Media “Alo” shkruan se “përballë hotelit ku supozohet të qëndrojë presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq gjatë konferencës në Davos, gjenden hartat e “Shqipërisë së Madhe” dhe të ashtuquajturat të Kosovës.

Më tej, media serbe i referohet shqiptarëve me një term të njohur që ata e përdor si ofezë për ta. Sipas saj, promovimi i “Shqipërisë së Madhe” është një skandal që i bëhet qëllimisht Vuçiçit dhe vendi organizator nuk po merr asnjë masë.

“Në mes të Davosit promovohet “Shqipëria e Madhe”?! Është padyshim një pritje armiqësore për presidentin e Serbisë! Shtrohet pyetja, çfarë do të ndodhte nëse Serbia do të bënte diçka të ngjashme?

Kjo për shkak se një skandal me përmasa të papara. Është e qartë se Shiptari e ka pritur me armiqësi Vuçiqin dhe nikoqiri nuk reagon.”

Të fundit