Flash News

E-TJERA

Në ditën e Pavarësisë, qytetarët e Lezhës protestojnë kundër paktit Rama-Meloni

Në ditën e Pavarësisë, qytetarët e Lezhës

Në ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, qytetarët e Lezhës kanë zgjedhur të protestojnë kundër marrëveshjes Rama-Meloni, për kampet e refugjatëve.

Aktivistë të shoqërisë civile dhe qytetarë, marshuan nga memoriali i Skënderbeut drejt qendrës së qytetit. Ata janë shprehur se nuk do të ndalin protestat deri në anulimin e marrëveshjes.

Të veshur me flamuj kuq e zi dhe me një pankarde ku shkruhej "Popull Kamp Refugjatesh", protestuesit u nisen nga memoriali i Gjergj Kastriotit dhe marshuan nëpër rrugët e qytetit.

Protestuesit shprehen se do të gjenden në shesh derisa marrëveshja që e kthen Lezhën në kamp të anulohet.

Të fundit