Flash News

E-TJERA

“Ne flasim për portokalle ti për limona”, Bushati përplaset me analistin

“Ne flasim për portokalle ti për limona”, Bushati

Analisti Andi Bushati dhe Julian Zyla janë përfshirë në nëj debat lidhur me çështjen e Fredi Belerit, të cilin GJKKO vendosi ta lerë në burg.

I ftuar në studion e Euroneës Albania, Bushati tha se një arrestim si ai i Belerit nuk ka ndodhur në asnjë vend demokratik. Ndërsa Zyla solli në studio shembullim e arrestimit të Donald Trump.

Ky krahasim nuk u pa i arsyeshëm nga ana e Bushatit, i cili i tha se teksa të tjerët flasin për portokalle, Zyla flet për limona.

Pjesë nga biseda:

Andi Bushati: Po më gjetët një vend demokratik, kur kandidati me rivalitet kryesor futet në burg dy ditë para zgjedhjeve unë vazhdoj debatin. E keqja ka ndodhur gjithçka tjetër është fat personal i Belerit.

Julian Zyla: Po edhe Donald Trump përfundoi në gjyq.

Andi Bushati: Ti ke një gjë shumë të bukur. Unë kam qejf ta bëj debatin, por ti kur dikush të flet për portokalle ti flet për limona.

Julian Zyla: Tani sfidës tënde nuk i përgjigjet njeri, se ti shembullin mbase e do njësoj që edhe emrin ta ketë Fred Beleri. Mund të mos e pranosh si anologji, por si i bie që të akuzojmë gjykatën amerikane për politik, por ama është vend demokratik.

Të fundit