Flash News

E-TJERA

Në fokus monitorimi i zgjedhjeve të 14 majit, Glover takim me Ramën në selinë e PS

Në fokus monitorimi i zgjedhjeve të 14 majit, Glover takim me

Shefja e Misionit të Vëzhguesve të OSBE-ODIHR për zgjedhjet vendore të 14 Majit, Audrey Glover ka shkuar në selinë e Partisë Socialiste, për të zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama.

Takimi do ketë në fokus konstatimet e ODIHR gjatë monitorimit të zgjedhjeve të 14 majit. Glover është takuar edhe me përfaqësues të tjerë politik, por edhe me kreun e KQZ, Ilirjan Celibashi.

Në këto zgjedhje kemi parë shumë konstatime nga opozita në lidhje me shkelje të ndryshme gjatë procesit të votimit.

Në zgjedhjet lokale që u mbajtën më 14 maj, PS mori shumicën dërrmuese të bashkive në vend, konkretisht 53, koalicioni “Bashkë Fitojmë” 7 dhe Mega 1 bashki.

Të fundit