Flash News

E-TJERA

"Në fushatë të puthin dorën, pas zgjedhjeve të harrojnë"/ Gjetjet e sondazhit për raportin votues-deputet

"Në fushatë të puthin dorën, pas zgjedhjeve të

Pjesa më e madhe e shqiptarëve (51%) nuk njeh asnjë nga deputetët që përfaqësojnë zonën e tyre në parlament.

"Në fushatë të puthin dorën, pas zgjedhjeve të

Nga gjetjet e anketës së Barometrit në Euronews Albania, kryer nga MRB dhe DataCentrum, votuesit socialistë në zgjedhjet e fundit i njohin më shumë (58,7%) deputetët e zones, sesa mes votuesve demokratë (50,4%).

"Në fushatë të puthin dorën, pas zgjedhjeve të

Katër në pesë shqiptarë (75%) nuk janë kontaktuar në asnjë formë nga kandidati për deputet përpara zgjedhjeve të 2021-shit. Edhe më shumë janë ata (80%) që nuk janë kontaktuar as pas zgjedhjeve nga deputetët e zonave të tyre.

"Në fushatë të puthin dorën, pas zgjedhjeve të

Ndarë sipas patisë që votuan në zgjedhjet e fundit parlamentare, rezulton se votuesit socialistë që janë kontaktuar përpara zgjedhjeve nga kandidati i zonës (30,5%) janë thuajse po aq sa votuesit e djathtë të kontaktuar (28%) nga deputetët që përfaqësojnë zonat e tyre.

"Në fushatë të puthin dorën, pas zgjedhjeve të

Pas formimit të parlamentit të dalë nga zgjedhjet e vitit të kaluar, vetëm 16% e votuesve socialistë dhe 12% e atyre demokratë, janë kontaktuar nga deputeti që përfaqëson sot zonën e tyre.

"Në fushatë të puthin dorën, pas zgjedhjeve të

"Në fushatë të puthin dorën, pas zgjedhjeve të

 

 

Të fundit