Flash News

E-TJERA

Në gjendje të dehur hodhi dy granata në lumë, arrestohet 47-vjeçari në Gjirokastër: çfarë iu gjet në banesë

Në gjendje të dehur hodhi dy granata në lumë, arrestohet

Një 49-vjeçar është arrestuar nga policia e Gjirokastrës, pasi akuzohet për mbajtjen e armëve dhe municioneve pa lejë. Në pranga është vënë shtetasi A. Sh., banues në fshatin Fushbardhë, Gjirokastër.

"Shtetasi A. Sh. mesnatën e datës 26.07.2021, në gjendje të dehur ka hedhur në lumë dy granata. Pas marrjes së njoftimit shërbimet e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë 49-vjeçarin. Nga kontrolli që është ushtruar në banesë u gjetën 6 granata, ndezësa dhe 5 kallëpe tritoli." thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Të fundit