Flash News

E-TJERA

“Në gjendje të rëndë shëndetësore”/ Kërkoi lirinë, GJKKO shtyn seancën për Kokën

“Në gjendje të rëndë shëndetësore”/

Është shtyrë sërish seanca, ku do të shqyrtohej kërkesa e ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka për lirimin nga qelia.

GJKKO ka vendour që seanca të zhvillohet të premten tjetër, ndërsa sot administroi akt-ekspertimin e mjekëve ligjorë mbi gjendjen shëndetësore të Kokës.

Sipas këtij akti, Koka është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe kërkon zbutjen e masës “arrest në burg”.

Kujtojmë se dy javë më parë, Gjykata e Posaçme refuzoi kërkesën e Kokës për ndryshimin e masës “arrest në burg”. Koka ndodhet në burg për të ashtëquajturën aferë e inceneratorëve.

Të fundit