Flash News

E-TJERA

Në grupin 'Çopja' gjyqtarë e policë, Balliu: Ky është përkufizimi i vërtetë i narkoshtetit!

Në grupin 'Çopja' gjyqtarë e policë, Balliu: Ky

Drejtuesi i Organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu ka reaguar në lidhje me dosjen "Çopja", ku SPAK mbylli pak ditë më parë hetimet dhe dërgoi në gjyq 33 të pandehur, mes tyre edhe përfaqësues të drejtësisë dhe policisë. 

Përmes një postimi në rrjete sociale, Balliu shkruan se tashmë çështja “Çopja”, fakton kapjen e shtetit nga kartelet e drogës, ndërsa shton se ky sipas tij është vetëm një shembull që konfirmon akuzat e ngritura nga opozita.

Balliu thotë se e njëjta skemë shihet edhe tek “Tropjanët”, “Bajrat”, apo organizata të tjera, madje edhe me lidhje ndërkombëtare si Sinaloa apo ’Ndrangheta', të cilat në SHBA, shpallen organizata terroriste ndërsa në Shqipëri, trajtohen si aleatë dhe partnerë të qeverisë.

"Ky është përkufizimi i vërtetë i narkoshtetit",- shkruan Balliu ndër të tjera.

Postimi i plotë:

Krijimi i Narkoshtetit

Lidhjet e krimit me politikën tashmë shihen kudo.
Rastet janë të pafundme një ndër më domethënësit është ai i organizatës kriminale “Çopja”, që fakton kapjen e shtetit nga kartelet e drogës.

Ky grup kriminal investonte për pastrimin dhe qarkullimin e parave të drogës në sektorin imobiliar, duke përdorur bizneset dhe pronat si mbulesë për aktivitetet e tij.
Hetimet kanë zbuluar gjithashtu lidhjet e drejtpërdrejta me pushtetin, pasi në listëpagesat e tyre figurojnë gjyqtarë dhe efektivë policie, të cilët ishin në shërbim të kësaj organizate.

Shembuj konkretë janë:
• Pajtime Fetahu, gjyqtare në Elbasan,
• Denada Todë, sekretare gjyqësore pranë Gjykatës së Rrethit Tiranë,
• si dhe efektivët e Policisë së Shtetit Augustin Çinati (në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës) dhe Martin

Musaj, gjithashtu pjesë e strukturave të rendit.
Lidhja e karteleve me pushtetin e Edi Ramës është një akuzë që opozita e ka ngritur prej kohësh dhe sot kjo është kthyer në fakt të provuar.

Kjo tregon rënien e shtetit të së drejtës dhe shkatërrimin e sistemit pluralist në Shqipëri.
Rasti “Çopja” është vetëm një shembull që konfirmon akuzat e opozitës. E njëjta skemë shihet edhe tek “Tropjanët”, “Bajrat”, apo organizata të tjera, madje edhe me lidhje ndërkombëtare si Sinaloa apo ’Ndrangheta.

Në SHBA, kartelet shpallen organizata terroriste.
Në Shqipëri, ato trajtohen si aleatë dhe partnerë të qeverisë.
Ky është përkufizimi i vërtetë i narkoshtetit.

Të fundit