Flash News
Aksident në Byppass-in e Fierit, humb jetën pasagjeri, drejtuesi dërgohet te Trauma
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Aksident i rëndë në Kroaci, humb jetën një shqiptar
Kontrollet në banesën e Veliajt, SPAK del me njoftim zyrtar
I kërkuan 20 mijë euro 36-vjeçarit, për të mos i publikuar video intime, arrestohen 3 të rinj në Tiranë
Në gusht i vendosën lëndë plasëse në derën e biznesit, ja kush është pronari i banesës që iu hodh tritol në Shkodër
Detaje të reja kanë dalë në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në lagjen "Tre Heronjtë" në Shkodër, ku një sasi eksplozivi është vendosur në derën e një banese. Objektivi i këtij sulmi ishte Ardian Fierza, pronar i një agjencie funerale, i cili ishte vënë në shënjestër edhe më parë, në një ngjarje të ngjashme gjatë muajit gusht.
Policia ka bërë të ditur se në orët e para të mëngjesit, persona të paidentifikuar vendosën lëndë plasëse në derën e banesës së shtetasit A.F. Fatmirësisht, shpërthimi shkaktoi vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje ndodhet një grup hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, i cili po punon për mbledhjen e provave dhe për identifikimin e autorit ose autorëve të ngjarjes.