Flash News

E-TJERA

Në gusht qeveria vendosi bashkëpunim me platformën, si e vetëshpalli Rama TikTok-un ‘rrugaç’ të lagjes?

Në gusht qeveria vendosi bashkëpunim me platformën, si e

Qeveri njoftoi mbylljen e platformës sociale TikTok disa ditë më parë, me argumentin se do t’i jepte fund dhunës dhe bullizmit që nxit. Një masë e tillë drastike erdhi pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani nga bashkëmoshatari i tij pranë shkollës “Fan Noli”.

Por, në gusht të këtij viti, Autoriteti i Mediave Audiovizive vendosi një bashkëpunim me TikTok që synonte të ndalonte shpërndarjen e materialeve me përmbajtje të papërshtatshme, kryesisht ato video që nxisnin gjuhë dhune dhe urrejtje.

Për këtë AMA hapi dhe një llogari të vetën në TikTok dhe ndau një link ku çdo qytetar përdorues i TikTok mund të denonconte video me përmbajtje të ngjashme si dhuna dhe gjuha e urrejtjes.

“Autoriteti i Mediave Audiovizive ka vendosur një bashkëpunim me platformën TikTok, që synon ndalimin e shpërndarjes së përmbajtjeve të dëmshme, siç janë videot ku shfaqet apo nxitet dhunë e çdo lloji, që përmbajnë gjuhë urrejtje, që shkelin të drejtat e fëmijëve dhe komuniteteve, liritë dhe të drejtat themelore të njeriut etj. Në platformën TikTok, është hapur për llogari të Autoritetit, një kanal, në të cilin do të hidhen përmbajtjet e verifikuara nga ekipet e AMA-s, si të dëmshme, për tu ndjekur më pas zyrtarisht nga Platforma për masa të mëtejshme. Në funksion të kësaj, në ëebin zyrtar të AMA-s është hapur një dritare e dedikuar, ku mund të raportohen videot e dëmshme, që publiku ndesh gjatë lundrimit në platformën TikTok: https://ama.gov.al/denonco-shkelje-per-tiktok/ Videot e ardhura nga këto raportime do të shqyrtohen nga ekipet e AMA-s, dhe çdo video e konstatuar në shkelje të së drejtës dhe etikës do të raportohet zyrtarisht në Platformë për marrjen e masave të nevojshme. “Duke filluar nga sot, ju ftoj të raportoni në linkun e dedikuar, në faqen zyrtare të AMA-s, çdo përmbajtje të dëmshme sipas mendimit tuaj, që shfaq apo nxit dhunë, që përmban gjuhë urrejtje, që shkel të drejtat e fëmijëve dhe komuniteteve, ka shkruar në një nga postimet e saj në rrjetet zyrtare, për këtë bashkëpunim, Kryetarja e AMA-s, Znj. Krasniqi. “Çdo përmbajtje që cenon liritë tona duhet ndaluar. Bashkërregullimi është tashmë formula e gjithëpranuar për një treg mediatik të dobishëm për të gjithë, dhe ne mund të bëhemi pjesë aktive e këtij proces”, njoftonte AMA asokohe.

Kjo tregon se qeveria e ka cilësuar muaj më parë platformën të përshtatshme dhe aspak të rrezikshme, përpos masave për përmbajtje dhune apo urrejtje.

Plani për mbylljen e TikTok, kësaj platforme me të cilën vendi ynë kishte nisur bashkëpunim, duket se doli nga hiçi. Jo për Martinin dhe për të mbrojtur bashkëmoshatarët e tij, sepse Martini dhe autori sherrin për të cilin situata agravoi në vrasjen e 14-vjeçarit, e kanë deklaruar se nuk ka nisur në rrjete sociale e aq më tepër në TikTok ku asnjë prej tyre nuk ka llogari.

As fotot e autorit dhe armës së krimit nuk u postuan në TikTok, por në Snapchat, një platformë që përdoret nga adoleshentët më gjerësisht se TikTok.

Të fundit