Flash News

E-TJERA

Në hetim nga SPAK për 4 vepra penale, Ceno Klosi merr detyrën e zv. ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë

Në hetim nga SPAK për 4 vepra penale, Ceno Klosi merr detyrën e

Pasi dha dorëheqjen pas tre vitesh në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, Ceno Klosi ka marrë një detyrë të re.

Pas vendimit të Këshillit të Ministrave, ai është emeruar zëvendësministër pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ceno Klosi është një emër mjaft i lakuar në media dhe i denoncuar për fshehje të pasurisë dhe për shpërdorim detyrë. Zyrtari i lartë i Tatimeve, Ceno Klosi po hetohet nga SPAK për veprat penale të “korrupsionit”, “shpërdorimit të detyrës”, “mashtrimit” dhe “falsifikimit të dokumentave”.

Ceno Klosi është një prej zyrtarëve besnik të ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, dhe ai ka shërbyer në disa funksione, duke lënë pas dëme të konsiderueshme financiare.

Të fundit