Flash News

E-TJERA

Në intubim prej disa ditësh, gjendja e Kryepeshkopit Anastas vijon të jetë e njëjtë

Në intubim prej disa ditësh, gjendja e Kryepeshkopit Anastas vijon

Kryepeshkopi Anastas Janullatos që nga 3 janari ndodhet i shtruar në një spital në Athinë, teksa është nën monitorim intensiv nga mjekët dhe gjendja e tij shëndetësore vijon të mbetete e njëjtë.

Kryepeshkopi ndodhet në reaminacion pas operacionit që kreu në spitalin e Athinës.

Kisha Ortodokse njoftoi më herët se gjendja shëndetësore e Kryepeshkopit pësoi një përkeqësim të menjëhershëm dhe  se ai u transferua në njësinë e kujdesit intensiv.

“Përditësim i gjendjes shëndetësore të Fortlumturisë së Tij, Kryepishkopit të Shqipërisë, z. Anastas

Gjendja shëndetësore e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Shqipërisë, z. Anastas, ka pësuar një përkeqësim të menjëhershëm dhe ai është transferuar në njësinë e kujdesit intensiv, ku ndodhet i intubuar. Nga administrata e spitalit”, shkruhet në postimin e Kishës Ortodokse.

Kryepeshkopi Anastas Janullatos u transferua më 3 Janar nga Tirana në spitalin “Evangelismos” në Athinë me një avion të Forcave Ajrore të Greqisë.

Kryepeshkopi 95-vjeçar, i cili kishte shfaqur simptoma të virusit ditët e fundit, u shtrua fillimisht në një spital privat në kryeqytet më 30 Dhjetor.

Të fundit