Flash News

E-TJERA

Në kërkim ndërkombëtar për vrasje të mbetur në tentativë dhe vjedhje, arrestohet në Morinë 41-vjeçari nga Kosova

Në kërkim ndërkombëtar për vrasje të mbetur

Një 41-vjeçar nga Kosova është arrestuar në pikën kufitare të Morinës, teksa tentonte të hynte në territorin shqiptar, ndonëse ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet austriake.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, shtetasi H. L., banues në Deçan të Kosovës, u ndalua nga shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Morinë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës dhe Interpol Tiranën, pas verifikimeve të kryera në vijë të dytë në hyrje të vendit.

Gjatë kontrollit, rezultoi se ndaj 41-vjeçarit ishte lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar nga Interpol Vjena, me kërkesë të autoriteteve austriake, pasi dyshohet për përfshirje në disa vepra penale të rënda, përkatësisht “Vrasje e mbetur në tentativë”, “Plagosje e rëndë” dhe “Vjedhje”.

Aktualisht, Interpol Tirana në bashkëpunim me autoritetet austriake po vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Austrisë.

Ky arrestim është pjesë e operacioneve të intensifikuara nga Policia Kufitare për goditjen e paligjshmërive dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Të fundit