Flash News

E-TJERA

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohen tre persona në Tiranë

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohen tre

Në kuadër të një ndërkombëtar antidrogë mes policisë së Shtetit, dhe policisë italiane dhe GDF-së, janë arrestuar 3 shtetas shqiptarë, të kërkuar ndërkombëtarisht.

Mësohet se të arrestuarit janë Ardian Korriku, Jurgen Korriku dhe Etleva Adami, të shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të operacionit të koduar “Puzzle 2020”, për trafik ndërkombëtar të drogës.

Në kuadër të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Policinë italiane dhe me GDF-në, për goditjen e grupeve/organizatave kriminale në fushën e narkotikëve, me veprimtari në të dy shtetet, ka vijuar në Shqipëri, operacioni policor ndërkombëtar antidrogë i koduar "PUZZLE 2020".

Gjatë këtij operacioni u kapën në vendin tonë, shtetasit shqiptarë Ardian Korriku, 54 vjeç, Jurgen Korriku, 27 vjeç dhe Etleva Adami, 46 vjeç.

Për këta 3 shtetas është lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, në kuadër të një procedimi penal të Drejtorisë së Antimafias, së Distriktit të Venecias. Vijojnë veprimet operacionale dhe procedurale në funksion të këtij operacioni.

Të fundit