Flash News

E-TJERA

Në kërkim në Firence, arrestohet në Rinas 55-vjeçari me dy emra

Në kërkim në Firence, arrestohet në Rinas 55-vjeçari

Një 55-vjeçar është arrestuar në aeroportin e Rinasit, pasi rezultonte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.

Sipas policisë, bëhet fjalë për Agron Lamaj, i njohur edhe me emrin Aglon Lamaj, i cili u ndalua në momentin që po tentonte të hynte në territorin shqiptar.

Hetimet zbuluan se ai ishte dënuar me 7 vjet burg nga Gjykata e Apelit e Firences për trafikim të lëndëve narkotike. Sipas dosjes italiane, në vitin 2007, Lamaj kishte bashkëpunuar me persona të tjerë për të trafikuar drogë nga Holanda drejt Italisë.

“Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, gjatë kontrolleve në hyrje/dalje të Republikës së Shqipërisë, arrestuan provizorisht shtetasin në kërkim ndërkombëtar Agron (Aglon) Lamaj, 55 vjeç,” njoftoi zyrtarisht policia.

Aktualisht, Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po ndjek procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë.

Të fundit