Flash News

E-TJERA

Në kërkim nga Belgjika për trafik dro*e, arrestohet shqiptari në Itali

Në kërkim nga Belgjika për trafik dro*e, arrestohet shqiptari

Një 47-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali pasi ishte shpallur në kërkim nga Italia. Në momentin e arrestimit ai ndodhej në një ambient akomodimi në “Viale Kennedy” në Katania.

Në momentin që ai u regjistrua nga ambienti i akomodimit, në sistemin e depozituar u aktivizua një alarm, i cili u dërgua në sallën e operacionit të komisariatit të policisë, pasi ndaj tij kishte një urdhër arresti të lëshuar nga autoritetet belge.

Policia sapo ka marrë denoncimin ka ndërhyrë menjëherë dhe ka identifikuar dhe ndaluar shqiptarin. Pasi ka marrë konfirmimin, nga dhoma e operacioneve ndërkombëtare të shërbimit të bashkëpunimit të Romës, për ekzistencën e urdhrit evropian të arrestit, të lëshuar nga Belgjika për krimet e “kultivimit, prodhimit, përpunimit, posedimit dhe transportit të lëndëve narkotike, si dhe pjesëmarrje në organizata kriminale e përkushtuar për trafikun e drogës”, efektivët e shoqëruan 47-vjeçarin.

Të fundit