Flash News

E-TJERA

Në kërkim nga Greqia për vrasjen e 19-vjeçarit, i riu shqiptar vetëdorëzohet në polici

Në kërkim nga Greqia për vrasjen e 19-vjeçarit, i riu

Roxhers Demirazi, 20 vjeçari i shpallur në kërkim nga autoritetet greke për vrasjen e 19 vjeçarit Alkis Kampanos, është vetëdorëzuar sot në Policinë e Korçës.

Demirazi u arratis drej Shqipërisë 24 orë para se autoritetet e Selanikut ta shpallnin në kërkim si autor i dyshuar i vrasjes së Alkisit në Selanik të Greqisë. Lajmin e ka konfirmuar edhe avokatja e tij greke, Anthoula Anasoglou.

“Dje (e mërkurë) pasdite mora një telefonatë nga një koleg dhe shqiptari i përfshirë në këtë rast dhe që ndodhet në Shqipëri do të dorëzohet sot ose nesër”, tha Anasoglou.

Sipas avokates, 20-vjeçari ka kontaktuar me një avokat dhe ka kërkuar të vetëdorëzohet për rastin e Alkisit. Ndërkohë, shoku i tij dhe bashkëpunëtori i dyshuar në vrasje tashmë është arrestuar në Greqi.

Të fundit