Flash News

E-TJERA

Në kërkim nga Interpol, shqiptari kapet duke shijuar pushimet në Kolumbi

Në kërkim nga Interpol, shqiptari kapet duke shijuar pushimet në

Një shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për lidhje të dyshuara me trafikun e armëve është arrestuar Kolumbi, pas një operacion të përbashkët mes Marinës Kombëtare Kolumbiane dhe efektivëve të Migracionit.

Mediat e huaja raportojnë se shqiptari është kapur në një hotel të njohur në ishujt Rosario, rreth 40 kilometra larg Kartagjenës.

Sipas policisë vendase, ndaj shqiptarit, identiteti i të cilit ende nuk dihet, kishte një “njoftim të kuq” të Interpolit, gjë që e bën atë një objektiv me prioritet të lartë për autoritetet ndërkombëtare. Kapja e tij erdhi pasi stafi i hotelit njoftoi autoritetet për praninë e një vizitori të dyshimtë.

Migracioni Kolumbian kryqëzoi të dhënat e pasaportës së të dyshuarit me bazat e të dhënave ndërkombëtare kur zbuloi alarmin e kuq dhe mundësoi identifikimin e tij. Personi, që po kalonte pushimet në ishujt Rosario, ishte i njohur për lidhjet e tij me krimin e organizuar.

Raportohet se në momentin kur shqiptari ka parë personat me uniformë policie, ka tentuar të arratiset nga hoteli, por është kapur menjëherë nga autoritetet. Pas identifikimit dhe verifikimit të pasaportës, i arrestuari u transferua në zyrat e Migracionit Kolumbian në Kartagjenë, ku u morën masat e nevojshme ligjore.

Të fundit