Flash News

E-TJERA

Në kërkim nga Italia, kapet në Cërrik 52-vjeçari (EMRI)

Në kërkim nga Italia, kapet në Cërrik 52-vjeçari

Një 52-vjeçar i shpallur në kërkim nga Italia, është arrestuar nga Policia në Cërrik me qëllim ekstradimi. 

Bëhet fjalë për shtetasin  Albano Kume, ndaj të cilit autoritet italiane kishin lëshuar një urdhër arresti për veprat penale “Dhuna seksuale”, “Rrëmbim personi”, “Vjedhja” dhe “Shkelja e rregullave për armët”.

Për këto vepra penale, Kodi Penal i Italisë parashikon dënim maksimal deri në 15 vjet burgim.

“Strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, finalizuan operacionin e radhës, të koduar “Operacionalja 56”.

Në kuadër të këtij operacioni, në Cërrik, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit A. K., 52 vjeç, banues në Cërrik.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi autoritetet italiane kanë lëshuar urdhër arresti ndaj tij, për veprat penale “Dhuna seksuale”, “Rrëmbim personi”, “Vjedhja” dhe “Shkelja e rregullave për armët”. Për këto vepra penale, Kodi Penal i Italisë parashikon dënim maksimal deri në 15 vjet burgim.

Interpol Tirana vijon procedurat në bashkëpunim me autoritetet italiane, për ekstradimin e këtij shtetasi.”– njofton policia.

Të fundit