Flash News

E-TJERA

Në kërkim nga Italia si pjesë e një bande trafiku ko*aine, arrestohet 41-vjeçari në Kamëz

g

Në kërkim nga Italia si pjesë e një bande trafiku ko*aine,

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është arrestuar nga Forcat Operacionale të Policisë së Shtetit.

Pëllumb Suçi, 41 vjeç, banues në Kamëz, akuzohet nga drejtësia italiane si pjesë e një grupi kriminal të trtafikut të Kokainës, teksa është kapur në Kamëz.

“Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Perugias, Itali, në vitin 2023, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal me qëllim trafikimin e narkotikeve”, parashikuar nga Kodi Penal Italian. Në vitin 2022, ky shtetas në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë krijuan grup kriminal me qëllim trafikimin dhe më pas shitjen e kokainës në sasi të ndryshme.” – thuhet në njoftimin e Policisë.

Raportohet se Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për të kryer ekstradimin e Pëllumb Suçit drejt Italisë.

Të fundit