Flash News

E-TJERA

Në kërkim nga Italia trafik narkotikësh, ekstradohet nga Dubai shqiptari me tre emra

Në kërkim nga Italia trafik narkotikësh, ekstradohet nga Dubai

Është esktraduar nga Dubai, Arjan Malko, alias  Erjon Malko, alias Erjon Fejzulla.

I esktraduari është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane për trafik të lëndëve narkotike. Gjykata e Romës ka vendosur masën e sigurisë "arrest në burg".

"Sot më datën 21.08.2024, në kuadër të operacionit të koduar “Para drejtësisë”, nga strukturat e specializuara dhe Forca e Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale është realizuar operacioni policor për sjelljen nga Abu Dhabi në Shqipëri e shtetasit në kërkim ndërkombëtar:

A. M, alias E. M, alias E. F.

Ky person është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Hetimeve të Torinos, Itali ka lëshuar për këtë shtetas masën e sigurisë personale urdhër “Arrest në burg” më dt.11.04.2024, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga legjislacioni penal italian, i cili parashikon maksimumin e dënimit me 20 vjet", njofton policia.

Të fundit