Flash News

E-TJERA

Në kërkim nga SPAK, arrestohet në Itali Ilia Ndoka

Në kërkim nga SPAK, arrestohet në Itali Ilia Ndoka

I shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të operacionit “Revanshi”, është arrestuar në Itali, Ilia Ndoka 49-vjeç.

Emri i Ndokës rezulton mes 50 emrave për të cilët është firmosur urdhër arrest. SPAK goditi 7 grupe të rëndësishme kriminale që vepronin në qytetet kryesore të vendit.

Mes të shpallurve në kërkim, është edhe ish-deputeti i PS, Arben Ndoka. Ky i fundit ka negociuar me Ervis Martinajn për të vrarë Durim Bamin, si shenjë hakmarrje për ekzekutimin e vëllait, Aleksandër Ndoka.

Të fundit