Flash News

E-TJERA

Në kërkim nga Spanja, arrestohet 45-vjeçari në Lezhë

Në kërkim nga Spanja, arrestohet 45-vjeçari në Lezhë

Është vënë në pranga një 45-vjeçar i kërkuar ndërkombëtarisht nga Spanja.

I arrestuari u arrestuar në Lezhë teksa drejtonte një mjet tip "Benz" me leje drejtimi të falsifikuar. 45-vjeçari kërkohet nga Spanja për veprën penale “Vjedhja me armë”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

"Në kuadër të operacionit, u kap teksa lëvizte me automjet, te rrethrrotullimi i Shëngjinit, dhe u arrestua provizorisht, me qëllim ekstradimin në Spanjë, shtetasi A. I., 45 vjeç.

Në vitin 2025, autoritetet gjyqësore në Spanjë i kanë caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me armë”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se 45-vjeçari drejtonte automjetin tip “Benz”, me leje drejtimi të dyshuar të falsifikuar. Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti tip “Benz” dhe dokumenti i dyshuar i falsifikuar.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme. Ndërkaq, Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e shtetasit A. I., në Spanjë", njofton policia.

Të fundit