Flash News

E-TJERA

Në kërkim për armëmbajtje pa leje dhe trafik droge, arrestohet në Burrel 23-vjeçari

Në kërkim për armëmbajtje pa leje dhe trafik droge,
Policia e Dibrës ka vënë në pranga një 23-vjeçar të shpallur në kërkim për disa vepra penale, duke përfshirë armëmbajtjen pa leje dhe trafikimin e lëndëve narkotike.

I arrestuari, Andi Sada, banues në Burrel, ishte me masë sigurie “arrest në burg” në mungesë, të caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Hetimit të Krimit në DVP Dibër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, Komisariatet e Policisë Mat dhe Bulqizë, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim apo të atyre që thyejnë masat e sigurisë, organizuan punën për kapjen e dy prej tyre. Si rezultat, në qytetin e Burrelit është lokalizuar dhe arrestuar shtetasi A.S., 23 vjeç, banues në Burrel.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg” në mungesë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Nga hetimet e thelluara ka rezultuar se 23-vjeçari, ndihmonte vëllanë e tij( i arrestuar në datë 2 dhjetor 2023 gjatë një operacioni policor), të kryente veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike në zonat e Burrelit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Të fundit