Flash News

E-TJERA

Në kërkim për dro*ë, kapet në Tepelenë 44-vjeçari nga Kosova

Në kërkim për dro*ë, kapet në Tepelenë

Forcat Operacionale të Policisë së Shtetit kanë arrestuar një person të shpallur në kërkim nga drejtësia e Kosovës.

Në kuadër të operacionit “Operacionalja 70” është vënë në pranga shtetasi Nelson Shehu, 44 vjeç, i cili është kapur në Tepelenë, pasi akuzohet për kultivim të bimëve narkotike.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gykata Themelore e Gjakovës, Kosovë, me vendimin e datës 06.02.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.” – thuhet në njoftimin e Policisë.

Autoritetet thonë se Interpol Tirana do të kryejë procedurat për ekstradimin e 44-vjeçarit në Kosovë.

Të fundit