Flash News

E-TJERA

Në kërkim për vrasjen e Gentjan Bejtjas, kush është Florian Plaku

Në kërkim për vrasjen e Gentjan Bejtjas, kush është

Florian Plaku, 41-vjeçari nga Vlora u shpall në kërkim nga policia si një nga ekzekutorët e Gentjan Bejtjas.

Plaku është pjesë e grupeve të Vlorës, ndërsa policia thotë se ndaj tij më datën 26 korrik është caktuara masa e sigurisë “arrest me burg” në mungesë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Kujtojmë që Gentian Bejtja u ekzekutua me 15 mars në banesën e tij. Ai ishte një emër i njohur për drejtësinë dhe ishte i dyshuar për një sërë ngjarjesh të rënda. 

Të fundit