Flash News

E-TJERA

Në kërkim për ngacmim seksual, kapet në Bulqizë 56-vjeçari

Në kërkim për ngacmim seksual, kapet në Bulqizë

Një 56-vjeçar, i shpallur në kërkim është arrestuar nga Policia në Bulqizë.

Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale, I.R, ndaj të cilit Gjykata kishte caktuar masën arrest me burg për veprën penale ngacmim seksual. 

56-vjeçari është shoqëruar për veprime të mëtejshme proceduriale. 

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit I.R., 56 vjeç, banues në fshatin Radovesh, Bulqizë.

Ky shtetas u ndalua pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër,  ka caktuar ndaj tij, masën e sigurisë "Arrest me burg", për veprën penale “Ngacmimi seksual”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Dibër, për veprime të mëtejshme.

Të fundit