Flash News

E-TJERA

Në kërkim për përndjekje, ekstradohet nga Dubai “Cllevio”

Në kërkim për përndjekje, ekstradohet nga Dubai

Është ekstraduar nga Dubai Kleviol Ahmeti, i njohur me emrin “Cllevio”. 39-vjeçari ishte shpallur në kërkim për përndjekje ndaj reperit Rigers Rajku (Noizy) dhe familjes së tij.

Ahmeti u arrestua në Dubai pasi gjykata e Fierit e ka dënuar me 9 muaj burg për për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. Ndaj tij u caktua masa e sigurisë “arrest në burg”.

“Në vijim të bashkëpunimit të Drejtorisë së Interpolit, me zyrën e Interpol Abu Dhabit, me objektiv kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, të cilët synojnë t’i fshihen drejtësisë shqiptare, duke qendruar në Dubai, u lokalizua dhe u kap, në kuadër të operacionit “The Wanted”, shtetasi K. A., 39 vjeç, i lindur në Lushnjë.

Ky shtetas kërkohej ndërkombëtarisht sepse në vitin 2024, Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përndjekja”, pasi akuzohet se për disa vjet, ka përndjekur fizikisht dhe në rrjete sociale, shtetasin R. R. dhe familjarë të tij.

Gjithashtu, 39-vjeçari është dënuar nga Gjykata e Fierit, në vitin 2024, me 9 muaj burgim, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit””, njofton policia.

Të fundit