Flash News

E-TJERA

Në kërkim për trafik droge, arrestohet shqiptari në Ekuador, ‘maskohej’ si tregtar frutash

Në kërkim për trafik droge, arrestohet shqiptari në Ekuador,

52 vjeçari Nezdet Vokshi është arrestuar në Ekuador, pasi Holanda e kishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge.

Mediet e huaja raportojnë se Vokshi u arrestua pasditen e së shtunës në vendin e quajtur León Febres Cordero Avenue. Më 15 Mars të këtij viti, Interpoli kishte lëshuar urdhrin për shpalljen në kërkim të Vokshit, nën akuzën e trafikimit të substancave të kontrolluara.

Vokshi u kap teksa drejtonte një kamion Ford pranë rezidencës së tij në Villa Club. Ai ndodhej në Ekuador bashkë me gruan dhe vajzën e tij që nga viti 2018, vit në të cilin ai kaloi nga Peruja përmes kufirit tokësor.

Vokshi ishte regjistruar si tregtar frutash në Ekuador, për të kamufluar rolin e tij në trafikun dhe shpërndarjen e narkotikëve. Po ashtu, ai rezulton i regjistruar edhe me një biznes në Spanjë dhe konkretisht në Barcelonë.

Në kërkim për trafik droge, arrestohet shqiptari në Ekuador,

Të fundit