Flash News

E-TJERA

Në kërkim për trafik droge, arrestohet sipërmarrësi shqiptar në Itali

Në kërkim për trafik droge, arrestohet sipërmarrësi

Një shqiptar banues arrestuar ditën e djeshme nga autoritetet italiane, pasi akuzohet si trafikant i lëndëve narkotike. 

Ky i fundit, një sipërmarrës aktiv në sektorin e transportit rrugor, u arrestua në dhjetor 2020 policia italiane pasi iu gjet në zotërim mbi 43 kg kokainë, e fshehur në një ndarje të fshehur brenda një kamioni, shkruajnë mediat italiane.

Mëngjesin e datës 14.12.2020, gjatë një operacioni policor me qëllim parandalimin dhe shtypjen e trafikut të paligjshëm të drogës, në një zonë industriale të Piacenza në Itali, hetuesit kishin vënë re një kamion në dukje i braktisur. 

Gjatë shërbimeve të vëzhgimit, ka rezultuar se një shtetas shqiptar, pasi ka hipur në mjet, ka nisur lëvizjen drejt autostradës A1 në drejtim të Bolonjës, ku u ndalua për hetime. 

Duke qenë se personi nuk transportonte asnjë mall dhe nuk kishte mundësi të jepte arsyetimet adekuate për destinacionin, u vendos që të bëhet një kontroll më i thelluar i mjetit. 

Të nesërmen në mëngjes automjeti u dërgua në njësinë doganore të Portit të Ravenës për t'i nënshtruar kompleksit të automjeteve skanimin me rreze x, në Agjencinë e Doganave dhe Monopoleve.

Të fundit