Flash News

E-TJERA

Në kërkim për trafik droge, kapet në Kukës 28-vjeçari (EMRI)

Në kërkim për trafik droge, kapet në Kukës

Policia e Kukësit ka arrestuar Edison Dobrushin, 28 vjeç, pasi i shpallur në kërkim për trafikim të lëndëve narkotike. 

Uniformat blu bëjnë me dije se i riu ishte i dënuar me 11 vjet e 6 muaj burgim, për tentativë për trafikim të lëndëve narkotike dhe për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, në kuadër të operacionit policor të koduar “The Wanted”, lokalizuan dhe kapën shtetasin:

Edison Dobrushi, 28 vjeç, banues në fshatin Shëmri, Kukës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër e ka dënuar me 11 vjet e 6 muaj burgim, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, mbetur në tentativë dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, njofton policia.

Të fundit