All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Në kërkim për trafik dr*ge dhe plagosje, arrestohet në Tiranë 41-vjeçari nga Maqedonia e Veriut

All - Paragraf - 1

Në kërkim për trafik dr*ge dhe plagosje, arrestohet në

Autoritetet shqiptare kanë arrestuar një 41-vjeçar nga Maqedonia e Veriut, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet austriake për një sërë veprash penale të rënda, përfshirë trafikimin e drogës dhe plagosjen.
Arrestimi u krye në Tiranë, dhe përveç dosjes penale, atij iu sekuestrua edhe drogë.

All - Paragraf - 3

Njoftimi: 

Finalizohet një tjetër operacion nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar.

Operacioni policor i koduar “Operacionalja 54” vë në pranga një 41-vjeçar nga Maqedonia e Veriut.

41-vjeçari kërkohej nga autoritetet austriake, për disa vepra të rënda penale.

Strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, finalizuan operacionin e radhës të koduar “Operacionalja 54”.

Në kuadër të këtij operacioni, në Tiranë, u bë e mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit M. A., 41 vjeç, lindur dhe banues në Shkup, Maqedonia e Veriut.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi ndaj tij është lëshuar urdhër arresti nga Zyra e Prokurorit Publik Innsbruck, Vjenë, Austri, për kryerjen e veprave penale “Trafikim droge”, “Kërcënim i rrezikshëm”, “Zhvatje e rënduar”, dhe “Plagosje”.

Këto vepra janë të parashikuara nga Kodi Penal Austriak, ku parashikohet një dënim maksimal deri në 20 vjet burgim.

Gjatë kontrollit fizik, 41-vjeçarit iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabisi, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Interpol Tirana vijon procedurat ligjore për ekstradimin e këtij shtetasi, në bashkëpunim me autoritetet austriake.

Të fundit