Flash News

E-TJERA

Në kërkim si autori i vrasjes së Edmond Papës, dyshohet se Bode është arratisur drejt Greqisë

Në kërkim si autori i vrasjes së Edmond Papës, dyshohet se

I dyshuar si autori i vrasjes së Edmond Papës, Andrew Bode i njohur ndryshe edhe me emrin Edvin, dyshohet se është larguar drejt Greqisë në mënyrë ilegale.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se 44-vjeçari ka kaluar drejt Greqisë në mënyrë ilegale, ndërsa sistemi TIMS e tregon në Shqipëri.

Dyshohet që fillimisht Bode të ketë kaluar në Greqi dhe më pas me transit në vende të tjera.

Policia shpalli në kërkim një ditë më parë Boden, fill pas arrestrimit të Alban Velos. Dyshohet se Bode është ndihmuar nga Albano Velo për të eliminuar Edmond Papën për hakmarrjen e vrasjes së Aleksandër Sadikajt në qershor të vitit të shkuar.

Kujtojmë se Albano është djali i efektivit Dilaver Velo, i cili u pezullua nga detyra pas arrestimit të djalit të tij.

 

Të fundit