Flash News

E-TJERA

“Në kohën tuaj diplomat shiteshin”/ Berisha replikon me Kushin: Zëvendësuat mësuesit profesionistë me militantë

“Në kohën tuaj diplomat shiteshin”/ Berisha replikon me

Diskutimet në Kuvend kanë sjellë replika mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ministres së Arsimit Evis Kushi.

Berisha foli për problemet me të cilat përballet arsimi, duke vënë theksin se shkollat po mbyllen për shkak të largimit masiv të të rinjve.

Gjithashtu nënvizoi se mësuesit me eksperiencë janë zëvendësuar nga militantë.

“Shkollat dy vite më parë ishin të mbyllura rreth 620, sot numri është edhe më i madh. Sot universitetet e rretheve janë në proces falimentimi dhe mbyllje. Shkaku themelor i këtyre është largimi masiv nga një politikë ant-ikombëtare. Shkak tjetër themelor është përpjekja për tu rikthyer në sistemin e selektimit të universiteteve.

Shkak tjetër është degradimi total i procesit mësimor për shkak të armatës së militantëve që kanë zëvendësuar mësuesit profesionistë më të ashtuquajtur portal të partisë. Kur largohen mësues më eksperiencë 30-vjeçare dhe vendosen militantë që nuk kanë njohur për mësimin”, tha Berisha.

Nga ana tjetër, Kushi nuk i pranoi akuzat, duke i thënë se kriteret dhe kushtet në sisitemin arsimor janë përmirësuar. Ajo tha se e vetmja gjë për të cilën bie dakord me ish-kryeministrin është se sistemi arsimor duhet të jetë një nga më seriozët.

“Për ju bie dakord që sistemi arsimor duhet të jetë një nga më seriozët. Por dua të them se ne kemi vendosur mesataren si kriter, ndryshe nga ju. Ju përmendët portalin si dështim, por është një nga arritjet tona më të mëdha.

Ne i kemi përgjysmuar tarifat, ne japim edhe bursa. Në kohën tuaj një profesor udhëhiqte 20 studentë, por sot pedagogët me kriteret e reja janë lehtësuar kriteret. Në kohën kur drejtuat ju piramidat në universitete lulëzonin sheshit dhe diplomat shiteshin dhe bliheshin”, tha Kushi.

 

Të fundit