Flash News

E-TJERA

“Në kohën tuaj notat ndryshoheshin në zyrën e ministrit”/ Replika Zhupa-Kushi: Po kryeni vepër penale

“Në kohën tuaj notat ndryshoheshin në zyrën e

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ishte thirrur sot në interpelancë nga deputetja demokrate Ina Zhupa. Teksa po fliste për maturantët, Kushi tha se në kohën e qeverisjes së PD-së, notat e maturantëve ndërroheshin në zyrën e ministrit.

“Ju mund të keni krijuar shumë sisteme ama fakti është ky, që në kohën tuaj notat ndryshoheshin në zyrën e ministrit. Rezultatet e maturantëve kanë ardhur nga viti në vit, duke u rritur.

Edhe sa i takon masave penalizuese, natyrisht që janë marrë, por nuk i merr ministri. Ka struktura në drejtoritë rajonale dhe komisionet disiplinore, por jo ministri”, tha Kushi.

Zhupa ka replikuar, duke i kërkuar ministres që t’i denoncojë ministrat që kanë kryer këtë shkelje. Deputetja i ka thënë Kushit se është duke kryer një vepër penale, duke mos denoncuar emrat.

“Z.Kushi jeni në qeveri, nëse keni dijeni për korrupsionin, është vepër penale dhe duhet ta denonconi. Jeni në kohë se jeni duke bërë edhe ju një veper penale, që nuk denonconi ministrat që kanë ndërruar notat në zyrë”, tha Zhupa.

 

Të fundit