Flash News

E-TJERA

Në korrik i zë vendin, Bajram Begaj mori gradën më të lartë “Gjeneral Major” me dekret nga Meta

Në korrik i zë vendin, Bajram Begaj mori gradën më të

Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura, Bajram Begaj është kandidati për President të Republikës që ka propozuar Partia Socialiste.

Emri është bërë i ditur nga Kryeministri Edi Rama, i cili pas mbledhjes së Kryesisë së PS, doli në një deklaratë për mediat ku bëri të ditura edhe detajet e diskutimit të kandidaturave.

“U zgjodh është shëmbëlltyra e asaj qytetarie, e atij sensi të shërbimit ndaj njerëzve të këtij vendit për të cilën ajo zyrë ka nevojë urgjente.  Shefi i Shtabit të Përgjithshëm është një nga kandidaturat brenda grupit parlamentar të PS. Nuk kam qenë ndër propozuesit e z.Begaj”, tha Rama.

Begaj vjen nga një karrierë e gjatë ushtarake dhe në 2020 u dekorua nga vetë presidenti aktual Ilir Meta,r me gradën madhore “Gjeneral Major”.

Asokohe, begaj mbante detyrën e Komandantin të Doktrinës dhe Stërvitjes .

Në korrik i zë vendin, Bajram Begaj mori gradën më të

Kush është Bajram Begaj?

Gjeneral Major Bajram Begaj ka lindur më 20 Mars 1967 në Rrogozhinë. Është i martuar dhe ka dy fëmijë. Ai u diplomua për Mjekësi të Përgjithshme në vitin 1989 dhe në vitin 1998 u bë oficer aktiv si mjek. Ka mbajtur poste dhe detyra në nivele të ndryshme komanduese. Ai ka qenë shef i Njësisë Mjekësore Ushtarake, Drejtor i Inspektoratit Shëndetësor dhe këshilltar i Inspektoratit Shëndetësor në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Bajram Begaj është diplomuar për Studimet e Sigurisë dhe Mbrojtjes, Shkollën e Avancuar Pasuniversitare të Mjekësisë dhe Specializimin Pasuniversitar në Tiranë. Në SHBA ka ndjekur kursin strategjik të udhëheqjes mjekësore.

Gjithashtu, ka ndjekur kursin e lartë në SHBA në Shkollën Pasuniversitare Detare për menaxhimin e mbrojtjes, si dhe ka kualifikime të tjera ushtarake. Flet rrjedhshëm anglisht dhe është vlerësuar me disa medalje gjatë karrierës së tij ushtarake. 

 

 

 

 

Të fundit