Flash News

E-TJERA

Në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut të infektuarit me Covid-19 votuan nga shtëpia, po në Shqipëri?

Në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut të infektuarit me Covid-19
Foto nga dita e pare e zgjedhjeve ne Maqedonine e Veriut

Kosova këtë të diel dhe Maqedonia e Veriut në korrik të vitit që shkoi zhvilloi zgjedhje parlamentare në kushte pandemie.

Ndryshe nga zgjedhjet e tjera, disa prej votuesve ishin të jenë të privuar për të ushtruar të drejtën e tyre për shkak të karantinimit prej infeksionit të Covid-19.

Kosova dhe Maqedonia e Veriut, dy vendet fqinje të vendit tonë në zgjedhjet që zhvilluan zgjodhën të njëjtën metodikë.

Të gjithë të infektuarit e karantinuar, procesin e votimit e kryen nga shtëpitë e tyre me ndihmën e ekipeve të specializuara nën masa të rrepta sigurie.

Në Kosovë, si model, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i shërbeu praktika në zgjedhjet lokale të mbajtura në nëntor të vitit që kaloi në Podujevë e Mitrovicë të Veriut.

Ndërkohë në Maqedoninë e Veriut zgjedhjet u zhvilluan për tri ditë rresht, ndërsa personat e karantinuar votuan ditën e parë.

Nga ana tjetër, dy muaj më pas edhe Shqipëria pritet të shkojë në zgjedhje parlamentare. Ndaj, në kushtet e pandemisë me të cilat po përballet vendi prej marsit të vitit të kaluar, a ka menduar ende Komiteti Teknik i Ekspertëve strategjinë për votimin e kategorisë së personave që do të jenë të infektuar në 25 prill.

Përgjigja është: Jo!

Kjo pyetje u ngrit sot në Komisionin për Çështjet Ligjore. Deputeti Korab Lita e pyei zv.ministres Mira Rakacolli, e pranishme në komision se cila do jetë strategjia që do përdoret për këtë kategori votuesish.

Sipas të dhënave, janë rreth 34 mijë raste të infektuar, a ka parashikuar komiteti i ekspertëve mënyrën se si do votojnë personat e infektuar në zgjedhjet e 25 prillit? e pyet Lita.

Rakacolli iu përgjigj se deri tani nuk është marrë akoma në shqyrtim kjo çështje.

Të fundit