Flash News

E-TJERA

“Në kujtim të Martinit”, FSHF nderon 14-vjeçarin me një mini-fushë për komunitetin dhe të rinjtë

“Në kujtim të Martinit”, FSHF nderon 14-vjeçarin me

Nxënësi 14-vjeçar, Martin Cani, që u vra me thikë në mënyrë tragjike nga një bashkëmoshatar, në nëntor të vitit 2024, tashmë do të përkujtohet edhe përmes një mini-fushe futbolli.

Në nder të të futbollistit të ndjerë, Federata Shqiptare e Futbollit vendosi të ndërtojë një mini-fushë, që do të mbajë emrin e të miturit.

Dy prindërit e Martin Canit vlerësuan këtë gjest, duke e cilësuar si një kontribut për brezat e rinj.

“Jam shumë krenare që u realizua kjo mini-fushë për të gjithë fëmijët. Shpresoj që këtu të përcillet gjithmonë energjia pozitive që kishte Martini. Faleminderit nga zemra Federatës”, u shpreh nëna e Martinit.

Të fundit