Flash News

E-TJERA

“Në kuvend me makinë 250 mijë $”, Ahmetaj -Palokës: Kush e gjen ndryshimin mes ‘Hyundai Genesis’ dhe ‘Bentley’

“Në kuvend me makinë 250 mijë $”, Ahmetaj

Zv.kryeministri Arben Ahmetaj i është përgjigjur me ironi deputetit të PD, Edi Paloka, sipas të cilit zyrtari i PS vjen në kuvend me makinë 250 mijë dollarëshe.

Ahmetaj shkruan se bëhet fjalë për një makinë Hyundai Genesis që kushton 28 mijë dollarë.

Kush e gjen dot ndryshimin mes një Hyundai Genesis 28 mijë dollarë dhe një Bentley 270 mijë euro?

Ta kuptojnë zemrat e zjarrta që dhe njëherë tjetër shpërndanë një lajm qorr e thuthuq”, shkruan Ahmetaj.

“Në kuvend me makinë 250 mijë $”, Ahmetaj

Ky shkon tek Nusreti ne Dubai (1 mije dollare bifteku) “per te ngrene nje çap buke” dhe vjen me Bentley (250 mije dollare) ne Parlament e pastaj flet per varferine e shqiptareve…! Rama nderkohe po ben gati dy muaj qe shetit me charter neper bote ! E ne kerkojme qe ketyre vetingun t’ju a bej SPAK-u i Rames !!!

Rama , ky dhe ata si ky , vertete qe nuk e kane ndermend te ikin as nga Shqiperia e as nga qeveria po nuk i shporrem ! Po keta nuk shporren as me grisje letrash , as me recitime , as me beteja boshe ne Parlament . Me kete situate , ata jane me komode se kurre . Prandaj vazhdojne e tallen me shqiptaret !”, shkruante më herët Paloka.

“Në kuvend me makinë 250 mijë $”, Ahmetaj

 

Të fundit