Flash News

E-TJERA

"Në lista ka individë me rekorde kriminale", ISP ngre shqetësimin: KQZ dhe Prokuroria t'i largojnë sa më parë

"Në lista ka individë me rekorde kriminale", ISP ngre
Foto ilustruese

Pas zyrtarizimit të listave të kanidatëve për deputetë, Instituti i Studimeve Politike konstaton se:

-Ka individë të njohur për rekorde kriminale dhe korruptive

-Politikanë që bëjnë pjesë në listën e zezë të DASH

-Ish-deputetë të larguar nga dekriminalizimi

-Kandidatë që kanë anëtarë të afërt familjar të dënuar për krim të organizuar apo kanë qenë objekt i OFJ-së

-Individë të përfshirë në dosjet penale 184 dhe 339, si dhe individë të njohur për përdorim dhune në disa procese zgjedhore të mëparshme

Sipas ISP-së, në disa raste subjekte të dekriminalizimit apo të OFJ kanë arritur të delegojnë anëtarë të rëndësishëm të familjes së tyre në listat e kandidatëve për deputetë.

ISP i ka bërë thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Prokurorisë që të analizojë mirë formularët e dekriminalizimit dhe të largojë sa më parë ata përsona që nuk i plotësojnë kushtet ligjore.

Instituti i Studimeve Politike ka konstatuar gjithashtu se fundit ka pasur edhe disa raste kur parti politike refuzuan të përfshijnë në lista individë të njohur, të përfshirë direkt apo indirekt në lidhjet me botën e krimit dhe ish subjekte të dekriminalizimit.

Të fundit