Flash News

E-TJERA

Në listën jofituese të PS-së, Valteri dhe Shehu: Do e marrim mandatin

Në listën jofituese të PS-së, Valteri dhe Shehu: Do e marrim

Disa deputetë që u futën në Kuvend pas djegjes së mandateve nga opozita, janë bërë pjesë e listave të Partisëm Socialiste për të garuar për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.

Dy prej tyre janë dhe Ylli Shehu dhe Halit Valteri, të cilët renditen në vendin e 24-t dhe të 35-t të listës së PS-së për Qarkun e Tiranës. Ata shprehen të sigurt se do e thyejnë listën dhe do të hyjnë në parlament.

"Unë jam përgjigjur ftesës së kryeministrit për të qenë pjesë e listave të Tiranës me kushtin që të jem në fund të saj dhe të provojë sesa vlejë vetë si një politikan i ri. Nëse nuk do të besoja për marrjen e mandatit, nuk do ta merrja fare këtë iniciativë", është shprehur Valteri për Euronews Albania.

Ndërsa, Ylli Shehu guxon të japë dhe një shifër konkrete, ku pretendon se do të marrë 12 mijë vota në zgjedhjet e 25 prillit.

"Ftesa normalisht ka qenë e kryeministrit dhe unë e prita me shumë dashamirësi që dhe unë të japë kontributin tim në maksimum. Unë do e thyej jo me 10 mijë, por e kam deklaruar edhe më përpara me 12 mijë vota", është shprehur Shehu.

Deputeti i dalë nga listat e PD-së, Halit Valteri nga foltorja e kuvendit jo pak herë ka dalë kundër qeverisë, por sot është në listën e tyre. E për këtë e ka një shpjegim.

"Nuk ka ndryshuar asgjë nga qëndrimi im. Kam kritikuar dhe do vazhdojë ta kritikojë për gjërat për të cilat ata janë gabim", është shprehur ai.

Shehu dhe Valteri nuk janë të vetmit në listat e PS-së, pasi në Tiranë është dhe Edmond Rushi, në Elbasan Enver Roshi, në Fier Nimet Musai, në Berat Klajdi Qama, në Dibër Aurora Mara dhe Vasil Sterjovski në Korçë.

Të fundit