Flash News

E-TJERA

Në lokal duke pirë birra me uniformë,e pësojnë policët e Rrugores

Në lokal duke pirë birra me uniformë,e pësojnë

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka nisur hetim disiplinor  për dy punonjës të Policisë, inspektor G. S., dhe K. A., të dy efektivë të Policisë Rrugore, Tiranë.

Hetimi vjen pas publikimit të një fotoje, në të cilën shfaqeshin dy punonjësit e Policisë me uniformë në një lokal.

Fotoja është publikuar më herët nga JOQAlbania.

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë:

Në lidhje me një foto të publikuar në portale ditën e sotme, në të cilën shfaqen dy punonjës Policie me uniformë, në një lokal, ju sqarojmë se:

Me publikimin e pamjeve, menjëherë ka nisur hetimi disiplinor, për dy punonjësit e Policisë, inspektor G. S., dhe K. A., të dy efektivë të Policisë Rrugore, Tiranë.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

Të fundit