Flash News

E-TJERA

Në lule të rinisë, këta janë dy adoleshentët shqiptarë që humbën jetën në Greqi

Në lule të rinisë, këta janë dy adoleshentët

Pesë shqiptarë humbën jetën ditën e djeshme në një aksident tragjik në Greqi. Dy nga viktimat janë 19-vjeçari Ergin Peposhi dhe Ardit Peposhi vetëm 16-vjeç.

Të dy ata ishin pasagjerë në makinën që u përplas me kamionin, ndërsa mësohet se kishin shkuar në Greqi si punonjës sezonal për më shumë të ardhura.

Aksidenti rrugor ka ndodhur kur makina në të cilën ndodheshin pesë personat është përplasur me një mjet të tonazhit të rëndë.
Mediat greke raportojnë se për arsye ende të paqarta, mjeti ka hyrë në korsinë e gabuar dhe është përplasur kokë më kokë me një kamion.

Sipas informacioneve drejtuesi dhe pasagjeri para në makinë ishin 55-vjeçari dhe 50-vjeçari, Besim Muçaj dhe Ilir Gaci.

Të fundit