Flash News

E-TJERA

“Në media Berisha cilësohet kreu i PD”, Celibashi nxjerr ‘blof’ Alibeajn: As KQZ, as AMA nuk ndërhyjnë dot

“Në media Berisha cilësohet kreu i PD”, Celibashi nxjerr

Enkelejd Alibeaj përsëriti thirrjen ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Autoritetit të Mediave Audiovizive të ndalojë përdorimin e emrin, logo-s dhe simboleve të partisë të PD-së nga subjekte të tjera zgjedhore, dhe të nisin një hetim administrativ ndaj mediave që e cilësuar Sali Berishën kryetar të PD.

Për këtë, kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi është shprehur se nuk ka tagër për të ndërhyrë as te AMA-s e as te KQZ mbi mënyrën sesi e kanë politikën editoriale mediat.

Celibashi thekson se në tagrin e AMA-s dhe KQZ është të bëjë me dije faktin juridik.

“Nuk flitet për pikëpamjet e qëndrimet që media të caktuara mbajnë ndaj udhëheqësve të ndryshëm politik por të një fakti juridik. Nëse ky fakt do pasqyrohet siç duhet, atëherë nuk ka pse presim përgjigje nga AMA.

Çështja e politikës editoriale apo qëndrimet e tyre, është në tërësisht në vlerësim të tyre, as KQZ as AMA nuk  ndërhyn dot. Ne kemi detyrimin të bëjmë me dije këtë fakt juridik. E konsiderojmë të përfunduar me këtë vendimmarrje pa patur nevojë për përgjigje formale nga ana e AMA-s”- tha Celibashi

 

 

Të fundit